13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten aksidentet, rriten edhe dëmshpërblimet nga kompanitë e sigurimit/Janar-Korrik, 2.9 mld lekë...

Rriten aksidentet, rriten edhe dëmshpërblimet nga kompanitë e sigurimit/Janar-Korrik, 2.9 mld lekë dëme të paguara

Rritja e numrit të aksidenteve rrugore gjatë këtij viti, ka shtuar edhe pagesën e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për 7-mujorin kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme në vlerën e 2.9 miliardë lekëve, nga 2.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rritje me rreth 23%.

Peshën kryesore e mban MTPL e brendshme, me 2.36 miliardë lekë dëme të paguara, ndërsa më pas vjen Kartoni Jeshil me 534 milionë lekë dhe Sigurimi Kufitar me 26 milionë lekë.

LEXO EDHE: 7-mujori 2024/ Cila kompani sigurimi ka paguar më shumë dëme?

Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, muaji korrik i këtij viti ka regjistruar sërish një numër të lartë aksidentesh, kjo edhe për shkak të fluksit të madh të turistëve në Shqipëri. Vetëm në korrik u regjistruan 146 aksidente rrugore, në rritje me 15.5% krahasuar me korrikun e vitit 2023, kur u regjistruan 125 aksidente.

Edhe nëse e llogarisim si 7-mujor, numri i aksidenteve është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë regjistruar 913 aksidente, nga 653 aksidente në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rritje të konsiderueshme me 33.2%.

LEXO EDHEAksidentet rrugore, si një bilanc lufte/ 84 viktima dhe mbi 1100 të plagosur në janar-korrik

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat