Tre persona ngecën me makinë në mes të Lumit Osum, në një zonë midis fshatit Mbrakull dhe Malinat të Beratit.
Sipas burimeve, shoferi ka dalë nga makina foristradë tip “Ford” dhe i ka lënë në makinë dy pasagjerët Ilir Ballolli dhe Taulant Bakushi dhe doli me not në breg të lumit.
Operacioni i shpëtimit është zhvilluar gjatë natës, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH) e Bashkisë Berat, në orën 02:30, mori njoftimin nga Drejtoria e Policisë Berat dhe Sektorit të MZSH.
Forcat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shpëtimin e jetës së pasagjerëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit.