13.5 C
Tirana
Tuesday, December 16, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrëzohet kopja e Statujës së Lirisë në Brazil, ngrihet vëmendja për sigurimin...

Rrëzohet kopja e Statujës së Lirisë në Brazil, ngrihet vëmendja për sigurimin e stuhisë

Rënia e një kopjeje gati 40 metra të lartë të Statujës së Lirisë në qytetin brazilian Guaibas, pas një stuhie të fortë, u bë shkas për një pyetje shumë konkrete edhe për realitetin shqiptar:

Po dëmet nga stuhia, a merren përsipër nga siguruesit?

Zakonisht, kur flasim për sigurimet e pronës dhe bizneseve, fokusi shkon te zjarri, eksplozioni dhe rrufeja, ndërsa me një prim shtesë përfshihen edhe tërmeti, përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave. Por shpesh harrohet një rrezik që po shfaqet gjithnjë e më shpesh: stuhia.

Përgjigjja është e qartë: po, edhe stuhia është risk i sigurueshëm, por zakonisht ofrohet si shtesë e mbulimit bazë nga zjarri.

SIGAL INSURANCE GROUP këtë rrezik e merr përsipër si mbulim.

Si sigurohet stuhia?

Tre elementë mbahen parasysh:

Së pari, tarifa e sigurimit të rrezikut të stuhisë është rreth 0.05% e shumës që sigurohet. Për 20 mijë euro mbulim, paguhet vetëm rreth 10 euro.

Së dyti, forma e pagesës së këtij rreziku bëhet vetëm si shtesë e policës bazë nga zjarri

Së treti, shuma e mbuluar shkon zakonisht deri në 20% të vlerës totale të aseteve, pasi ky konsiderohet dëmi maksimal i mundshëm nga stuhia.

Çfarë është stuhia si risk?

Stuhia në sigurime nënkupton erëra shumë të forta, shpesh të shoqëruara me reshje intensive, breshër apo rrëmbime objektesh. Ajo mund të sjellë pasoja serioze si: dëmtime të çative, fasadave dhe strukturave ndihmëse, rrëzim pemësh, shtyllash, panele reklamash, thyerje xhamash, dyersh industriale dhe dritaresh, ndërprerje aktiviteti për biznese, dëmtime magazinash dhe pajisjesh, humbje ekonomike nga pezullimi i prodhimit apo shërbimit.

Lidhja me realitetin shqiptar

Edhe pse shpesh i perceptojmë stuhitë si fenomene “të largëta”, e sidomos të lidhura me raportimet e lajmeve nga SHBA-të, zona të ndryshme të Shqipërisë pësojnë çdo vit dëme nga erërat e forta: çati të shkulura, sera të dëmtuara, biznese të goditura dhe banesa të ekspozuara. Në këtë kontekst, sigurimi i stuhisë si rrezik shtesë merr një rëndësi të veçantë.

Rasti i Brazilit, ku një strukturë monumentale u rrëzua nga stuhia, është një kujtesë e fortë se forca e natyrës nuk kursen as objekte masive, as prona private. Për pronarët dhe bizneset në Shqipëri, shtimi i këtij mbulimi është masë mbrojtjeje financiare e domosdoshme, e zgjuar dhe efikase me një kosto relativisht shumë të ulët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat