15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Rreziqet inflacioniste janë ende të pranishme', Sejko: Të gatshëm të rrisim normat...

‘Rreziqet inflacioniste janë ende të pranishme’, Sejko: Të gatshëm të rrisim normat e interesit

“Presionet inflacioniste në ekonomi mbeten të larta, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mund t’i forcojnë edhe më shumë këto presione”.

Kështu u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave dhe Shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Sipas tij, Banka e Shqipërisë është e gatshme të reagojë duke rritur përsëri normat e interesit.

“Analizat tona tregojnë se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të jenë të larta, ndërsa rindezja e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme ka potencialin të rrisë rreziqet ndaj inflacionit. Për këtë arsye, ne mbetemi të angazhuar të reagojmë në drejtim të normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen.

Objektivi ynë primar ka qenë dhe mbetet kthimi i inflacionit në objektiv. Ne synojmë ta përmbushim këtë objektiv në një kohë të arsyeshme dhe me kosto sa më të ulëta për ekonominë shqiptare.

Për këtë arsye, qëndrimi ynë do të orientohet nga të dhënat e reja dhe balanca e faktorëve që ndikojnë në inflacion, e në veçanti ecuria e çmimeve në tregjet e huaja, ecuria e kursit të këmbimit, ecuria e pagave dhe e kostove të prodhimit, si dhe kahu i politikës fiskale,” u shpreh Sejko

Sipas tij, formulimi i qëndrimit të politikës monetare ka mbajtur parasysh edhe forcimin e shpejtë të kursit të këmbimit të lekut ndaj euros dhe konsolidimin fiskal të ndërmarrë nga Qeveria.

Ashtu sikurse kemi komunikuar në vazhdimësi, forcimi i shpejtë i lekut gjatë këtij viti ka pasqyruar një tepricë konstante valute në tregun e brendshëm, si pasojë e rritjes së shpejtë dhe të fortë të turizmit, investimeve të huaja direkte dhe remitancave.

Ky faktor na kanë mundësuar të mbajmë një nivel më të ulët të normës bazë të interesit, duke i ofruar ekonomisë shqiptare kosto më të ulëta financimi dhe duke lehtësuar barrën financiare mbi kredimarrësit.

Efektet e deritanishme të politikës sonë monetare janë inkurajuese. Reagimi ynë ka ndihmuar kontrollin e pritjeve inflacioniste dhe funksionimin e qetë të tregjeve financiare, duke krijuar premisat e nevojshme për kthimin e inflacionit në objektiv. Shqipëria ka pasur dhe vijon të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon”, vijoi ai.

Guvernatori tha se ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë vitit të fundit ka qenë pozitive, sidomos në një kontekst global sfidues dhe aspak të favorshëm.

Sipas tij, ecuria pozitive e ekonomisë ka pasqyruar fleksibilitetin e sektorit privat, shëndetin financiar të tij, si dhe reagimin e duhur të politikave ekonomike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat