Prej kohësh ekspertët paralajmërojnë për rreziqet që i kanosen botës si pasojë e ndryshimeve klimatike. Rrezik nga i cili nuk është imune as Shqipëria.
Dhe situata emergjente e reshjeve të ditës së premte në qytetin e Vlorës janë shembulli më i mirë i këtij rreziku, që fatkeqësisht vazhdon të injorohet nga institucionet dhe qytetarët.
Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, duke arritur në 180 milimetër.
Dëmet materiale nga përmbytjet janë të mëdha, si në banesa, biznese dhe automjete.
Por vërshimeve nuk mundën t`i shpëtonin as spitali apo biblioteka e qytetit si dhe qendra historike.
Ndryshimet klimatike/ Si ti paraprijmë të keqes
Ndryshimet klimatike me fatkeqësi të shpeshta dhe të dhunshme natyrore do të dëmtojnë ekonominë e vendeve të ndryshme, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor.
Kështu thotë Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor (CCDR) i Grupit të Bankës Botërore, sipas të cilit, 6 ekonomitë e këtij rajoni duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë 10 viteve në vijim për një mbrojtje më të mirë të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike.
Ndërkohë, sipas FMN, Shqipëria humb si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.
Rreth 5 mijë shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga këto fatkeqësi çdo vit.
Por pavarësisht këtij rreziku permanent niveli i sigurimit në Shqipëri, edhe pse në rritje, vijon të jetë më i ulti në Ballkan.
SIGURIMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Sigurimi nga Katastrofat Natyrore është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë, bizneset dhe automjetet nga fatkeqësi si zjarri, tërmeti, përmbytjet apo rrëshqitjet e tokës.
Sigurimi i shtëpisë mund të përmbajë disa lloje mbulimi, por humbja ose dëmtimi i pësuar si rezultat i disa lloje ngjarjesh është tipikisht e përjashtuar.
Si rregull, dëmtimi dhe shkatërrimi si pasojë e lëvizjes së tokës (të tilla si rrëshqitja e tokës, e dheut, tërmetet dhe gropat thithëse) ose përmbytjet (për shkak të stuhive etj.,) zakonisht nuk mbulohen nga sigurimi i shtëpisë.
Shumë polica të sigurimit të shtëpisë mbulojnë vetëm rreziqe të përmendura të cilat mund të variojnë nga polica në policë dhe nga një kompani sigurimi tek një tjetër.
Madje edhe një policë që ka të përshkruar termin “të gjitha rreziqet” mund të përjashtojë disa ngjarje ose disa kufizime specifike të policës, kështu që, ju mund të mos jeni plotësisht të siguruar nga një humbje madhore.
Pikërisht këtu vjen në ndihmë Sigurimi nga Katastrofat Natyrore.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Sigurimi i Pronës së biznesit dhe ndërprerjes së tij
Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë
Pse është i rëndësishëm Sigurimi ndaj Katastrofave Natyrore?
Garanci financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.
Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
Sigurimet nuk parandalojnë fatkeqësitë natyrore dhe as ngjarjet aksidentale. Ato shërbejnë si një mjet vendimtar në zbutjen e rreziqeve financiare dhe sigurimin e një rrjeti sigurie ndaj humbjeve të mundshme, qoftë për mbrojtjen e shëndetit, pronës, aitomjetit etj.
Duke paguar një prim vjetor shunë modest ne i ofrojmë vetes paqe mendore pasi barra financiare nga ngjarjet e papritura i kalon kompanisë së sigurimit.
Sigurohuni dhe shmangini vetes kostot financiare që mund të jetë shkatërrimtare!
Merrni një ofertë për sigurimin e pronës apo automjetit tuaj, duke shkruar tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829