Sot dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Në Lezhë dhe Durrës kanë filluar përmbytjet që në orët e para të paradites.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, kështu ka njoftuar zyrtarisht Instituti i Gjeoshkencave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Ajo që qytetarët duhet të dinë është se përmbytja është një rrezik i sigurueshëm
Në këtë valë zhvillimesh, sigurimet nuk janë më një opsion dytësor. Ato janë mekanizmi më i sigurt dhe më i besueshëm për t’u përballur financiarisht me pasojat e përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore.
Sigurimi i banesës, i biznesit apo i pasurive të tjera ul ndjeshëm pasiguritë ekonomike dhe shmang goditjen e rëndë që një fatkeqësi natyrore sjell në buxhetin e një familjeje apo kompanie.
Një policë sigurimi mundëson që dëmet të kompensohen shpejt dhe në mënyrë të garantuar, duke i dhënë individëve dhe bizneseve mundësinë të rikthehen në normalitet në kohë shumë më të shpejtë, edhe në skenarët më të vështirë.
Rritja e mbulimit me sigurime zvogëlon ndjeshëm edhe barrën mbi financat publike. Shteti nuk mund, dhe as nuk duhet, të përballojë çdo dëm të shkaktuar nga natyra, siç po shihet tani në mesin e nëntorit. Përgjegjësia duhet të ndahet.
Dallimi i rastit të përmbytjeve të fundvitit të shkuar mes Francës dhe Spanjës ishte thelbësor në këtë drejtim.
Në Francë niveli i sigurimit të dëmeve dhe i dëmeve të siguruara ishte më i lartë: ndaj komunitetet e prekura u kthyen më shpejt në normalitet financiar krahasuar me Spanjën, e cila pati shumë nevojë për më shumë ndihmë shtetërore dhe së fundmi edhe për një fond solidariteti më të lartë nga BE-je vetëm pak ditë më parë.
0.04% e shumës së siguruar është primi i sigurimit që duhet paguar për sigurimin e rrezikut të përmbytjes, që do të thotë 4 euro për 10 mijë euro shumë të siguruar, 8 për 20 mijë, 40 për 100 mijë euro.
Më shumë se 1 në 3 dëme të paguara në pronë nga tregu i sigurimeve paguhet nga SIGAL Insurance Group, përkatësisht 39.7% e tyre.
Vetëm në 11 muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit zyrtar të AMF-së, SIGAL Insurance Group pagoi 906,420,000 Lekë, përkatësisht mbi 2 milionë euro.




