13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 8 mijë persona të prekur nga kanceri/ OBSH: Në vitin 2025...

Rreth 8 mijë persona të prekur nga kanceri/ OBSH: Në vitin 2025 priten 7% më shumë raste të reja në Shqipëri

Shëndeti i qytetarëve në mbarë botën paraqitet në rrezik në 20-30 vitet e ardhshme dhe këtë e pohojnë edhe të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Vetëm gjatë vitit 2022 në botë janë diagnostikuar 20 milionë raste të reja të kancerit, ndërsa deri në 2050-tën, pritshmëritë janë për rritje me 77%, pra 35 milionë raste të reja të të prekurve me kancer, term ky që përfshin më shumë se 100 sëmundje.

OBSH ka marrë në studim 115 shtete dhe ajo argumenton se shtimi i rasteve të kancerit lidhet me plakjen e popullsisë, faktorët socialë-ekonomikë si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, siç është pirja e duhanit, substancave narkotike, konsumimi i alkooli dhe obeziteti.

Shifrat nuk janë alarmante për mbarë botën por edhe për Shqipërinë.

Konkretisht në vitin 2022 janë konstatuar rreth 8,000 raste të reja të individëve të prekur nga kanceri ndërkohë që vitin e ardhshëm pra në vitin 2025 pritet që të jenë 8,600 raste të reja në total.

Në vitin 2025 pritet që të ketë një rritje me rreth 7% të rasteve të reja të kancerit për të dyja gjinitë.

Në vlerë absolute, vitin e ardhshëm pritet të jenë 3,670 gra dhe 4,930 burra të prekur nga kanceri.

Sa i përket jetëve të humbura nga kanceri në të gjithë botën, për 9.7 milionë persona kjo sëmundje ishte fatale përgjatë vitit 2022. Vdekshmëria ishte më e larë tek burrat, të cilët sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 9 prej tyre humbi jetën, ndërsa te gratë, raporti ishte 1 me 12.

Sipas OBSH kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë, janë tre llojet e kancereve më të përhapura në mbarë botën.

Referuar rasteve të konstatuara rezulton se kanceri i mushkërive ishte kanceri më i zakonshëm me 2.5 milionë raste të reja që përbënin 12.4% të totalit.

Ndërkohë, kanceri i gjirit të femrave renditet i dyti me 2.3 milionë raste ose 11.6% të totalit. Më pas ndjek kanceri kolorektal me 1.9 milionë raste dhe ai i prostatës me 1.5 milionë raste.

Në një botë ku çdo individ dhe familje ka nevoja dhe kërkesa unike, sigurimi vullnetar i shëndetit është tashmë është një mënyrë efektive dhe shumë e rëndësishme për të siguruar mbrojtje të personalizuar.

Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL, ofron një gamë të gjerë produktesh që ju lejojnë të zgjidhni mbrojtjen që ju përshtaten më së miri buxhetit dhe nevojave tuaja.

“JETË PLUS”, polica e sigurimit që trajton sëmundjet e rënda në spitalet më të mira të botës

Paketa “Jetë Plus”, e ofruar vetëm nga SIGAL, mundëson mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje si kanceri apo të tjera dhe trajtimin në spitalet më të mira, kudo në Europë.

Cilat janë përfitimet e “Jetë Plus”:

SIGURIMI ANTI-TUMOR

Nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL solli për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, “Sigurimin anti Tumor”, një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5,000 Euro, 10,000 Euro, 50,000 Euro apo më shumë.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar.

Gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me një nga këto sëmundje, atëherë të siguruarit i jepet shuma e siguruar, menjëherë dhe në formë CASH.

Cilat janë përfitimet e “Sigurimit anti Tumor”:

 

Mësoni më shumë KËTU

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E- mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat