14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 2 milionë viktima çdo vit/ 17 Maji, Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

Rreth 2 milionë viktima çdo vit/ 17 Maji, Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

17 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit,  e cila ka një përhapje të gjerë në mbarë botën, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.

Problemi më i madh është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të tij.

LEXO EDHEKujdesi për shëndetin në spitalet, klinikat dhe laboratorët më të mirë në vend

Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale dhe 16% e tyre infarkt në zemër.

Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke pasur qëllim:

-Rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut

-Dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikimet e lidhura me të

-Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor

-Inkurajimin e vetëkujdesjit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut

-Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë

-Nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat