Zjarret shkatërrimtare që kanë goditur Los Angeles pritet të jetë fatkeqësia më e kushtueshme në historinë e SHBA-ve duke shkaktuar një krizë ekzistenciale sigurimesh në Kaliforni.
Kompania meteorologjike AccuWeather vlerëson se dëmi mund të variojë nga 135 miliardë deri në 150 miliardë dollarë, me potencialin për shifra edhe më të larta.
Por pyetja që ngrenë të gjithë tani është: Si miliona pronarë shtëpish do të sigurojnë mbulim kundër fatkeqësive të ardhshme?
Analistët e JP Morgan parashikojnë humbje të siguruara prej 20 miliardë dollarësh, me humbje të pasiguruara që potencialisht tejkalojnë 100 miliardë dollarë. Kjo do t’i bënte zjarret në Los Angeles më të shtrenjtat në historinë e SHBA-ve, afro 4% të PBB-së vjetore të Kalifornisë.
Ndërkohë, sguruesit kanë reduktuar praninë e tyre në zonat me rrezik të lartë zjarri.
Komisioneri i sigurimeve në Kaliforni, Ricardo Lara, njoftoi se pronarët e shtëpive në zonat e prekura nga zjarri do të mbrohen për një vit nga mosrinovimi dhe anulimi i policave të tyre.
Gjatë vitit 2024 zona numëronte mbi një milion kontrata sigurimi.
Në vitin 1968, Kalifornia krijoi programin “FAIR,”, një skemë sigurimesh publike për pronarët e shtëpive të paaftë për të gjetur mbulim privat. Fillimisht i menduar si një zgjidhje e përkohshme, programi është rritur ndjeshëm, me ekspozimin e tij që është rritur nga 50 miliardë dollarë në 2018 në mbi 450 miliardë dollarë sot.
LEXO EDHE: A është prona juaj e siguruar nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?