Kujdesi prindëror, nëse ai është i zgjuar, strategjik dhe largpamës, mund të jetë arti për t’i dhënë fëmijës rrënjë, që të qendrojë i palëkundur përballë vështirësive dhe krahë që të fluturojë në ndjekje të ëndrrave.
Rrënjë të forta financiare ndaj dallgëve ekonomike të papritura dhe krahë për të ndjekur ëndrrat që kushtojnë gjithnjë e më shumë para: këto mundëson SIGAL Fond Pensioni.
“Partner strategjik në prindërimin e kujdesshëm”, e quan Erla Mëhilli e emisionit “NOW” në EURONEWS me plot të drejtë.
SIGAL INVEST, Fondi i Pensioneve SIGAL, mund të jetë prova më e pastër se si investimi strategjik prindëror e tejkalon aritmetikën e thjeshtë të kursimeve:
100 euro në muaj për 12 muaj të vitit për 18 vite rresht nuk janë 21,600 euro por 31,500 euro, nga të cilat nëse tërheq vetëm përfitimin nga interesat në moshën 18-vjeçare të fëmijës dhe le të mbyllur pjesën tjetër, përfiton 87 mijë euro në moshën e pensionit. Këtë shumë mund ta përfitosh të plotë, ose ta copëzosh në një superpension mujor prej 650 eurosh në muaj.
Super mundësia, për të qenë super prindi.
“Me SIGAL Invest, STRATEGJIKISHT, mund te jeni nje super prind per te ardhmen financiare te femijes tua”, kështu e mbyll edhe Erla Mehilli mesazhin e saj.
MESAZHI I PLOTË E ERLËS:
“Mënyrat për ta shprehur kujdesin prindëror janë të pafundme. Sot dua t’ju tregoj se si ky kujdes, me pak zgjuarsi, mund të marrë edhe formë financiare dhe të sjellë përfitime të sigurta për të ardhmen e fëmijës.
SIGAL INVEST partneri i duhur për një strategji të mençur dhe fitimprurëse.
Si funksionon?
Që në ditën e parë të jetës së fëmijës, mund të depozitoni 100 euro në muaj në llogarinë e tij në SIGAL Invest.
Për 12 muaj në vit, gjatë 18 viteve, aritmetikisht do të grumbullohen 21 600 euro.
Por me SIGAL Invest llogaria nuk është thjesht marredhenie aritmetike, por kreykeput strategjike.
E mbledhur dhe investuar me kujdes, kjo shumë nuk bëhet 21 600 euro… por 31 500 euro në moshën 18-vjeçare.
Para keto që fëmija mund t’i përdorë për studime, udhëtime, përvoja apo investime të para.
Por ka edhe një mundësi të dytë: nëse tërhiqni vetëm 10 000 euro, pjesa tjetër mund të qëndrojë e investuar deri në moshen e pensionit.
Kjo do t’i garantonte rreth 87 000 euro në moshën e tretë, ose të paktën 650 euro superpension mujor.
Me SIGAL Invest, STRATEGJIKISHT, mund te jeni nje super prind per te ardhmen financiare te femijes tuaj”




