5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRregullorja e re/ Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj...

Rregullorja e re/ Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj për të gjithë. Kur pritet të hyjë në fuqi

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurikit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferncuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes (AMF) ka miratuar në mbledhjen më të fundit rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e publikuar edhe në website-n e institucionit por pa dhënë më shumë detaje.

LEXO EDHEÇfarë u vendos në mbledhjen e fundit të Bordit të AMF

Në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si hi:

  1.  Fuqia motorike;
  2. Mosha e të siguruarit;
  3. Eksperienca në drejtimin e mjetit motorik;
  4. Përdorimi i mjetit: subjekt, individ;
  5. Qarku i regjistrimit të mjetit;
  6. Vjetërsia e mjetit;
  7. Historiku i dëmeve;
  8. Etj…

Përveç faktorëve të mësipërm, rregullorja parashikon që shoqëritë e sigurimit mund të zbatojnë edhe faktorë të tjerë risku, të përcaktuara prej tyre.

Këta faktorë risku do të përdoren në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave, në produktin e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë e brendshme ndaj palëve të treta (MTPL e brendshme), por jo për produktet e sigurimit kufitar dhe të kartonit jeshil.

Shoqëritë e sigurimit do t’i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas metodologjisë së përcaktuar, por janë të detyruara të njoftojnë AMF-në të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit.

Së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdoruara për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarut të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti të shkruar.

Autoriteti në fuksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve, nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit të sigurimit nuk është e saktë, ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuar me këtë rregullore.

Shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë të primit të sigurimit të ndryshme nga ato te raportuara në Autoritet dhe nuk mund t’i ndryshojë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm më shumë se dy herë brenda një viti kalendarik.

Shoqëritë e sigurimit duhet të publikojnë në faqen zyrtare të internetit, gjatë periudhës së zbatimit, koeficentët e faktorëve të riskut, shoqëruar me raste të zbatimit të tyre në praktikë si dhe primet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

Shoqëritë e sigurimit gjithashtu duhet të mbajnë të afishuara në çdo pike shitjeje tabelat me primet e sigurimit, të miratuara gjatë periudhës së zbatimit të tyre.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi në 1 janar 2025.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat