4.5 C
Tirana
Wednesday, April 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRregullorja e re për fondet private të pensioneve/ Çfarë ndodh me penalitetet...

Rregullorja e re për fondet private të pensioneve/ Çfarë ndodh me penalitetet për tërheqjet e parakohshme?

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi së fundmi rregulloren “Për përcaktimin e penaliteteve të zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit privat”.

Pas konsultimeve, AMF është tërhequr nga ndryshimet e propozuara në versionin e hedhur për konsultim publik dhe ka lënë në fuqi penalitetet e parashikuara në rregulloren aktuale, shkruan revista “Monitor“.

Sipas rregullores, penaliteti do të jetë:

  • jo më pak se 2% dhe jo më shumë se 5% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer pas 20 vitesh nga data e kontributit të parë;
  • jo më pak se 5% dhe jo më shumë se 10% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon, pas 10 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 20 vjet, përfshirë edhe vitin e 20-të;
  • jo më pak se 10% dhe jo më shumë se 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon, pas 5 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të;
  • jo më pak se 15% dhe jo më shumë se 20% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore deri në 5 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e pestë.

Në variantin e hedhur për konsultim publik në fillim të këtij viti, AMF propozonte penalitet deri në 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore nga data e kontributit të parë, deri në 5 vjet, përfshirë edhe vitin e pestë.

Kjo masë penaliteti propozohej të zbatohej për shoqëritë administruese të cilat aplikojnë një tarifë vjetore administrimi deri në 1.5 % të vlerës neto të aktiveve të fondit. Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit është mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetetit propozohej deri në 10% e aktiveve të tërhequra.

 

LEXO EDHEGRAFIKU/ Si ka ndryshuar ndër vite numri i anëtarëve të fondeve private të pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat