5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRregullat e reja për lëvizje në Shengen, avokati: Mund të shtyhen deri...

Rregullat e reja për lëvizje në Shengen, avokati: Mund të shtyhen deri në pranverën e 2025-ës

Avokati Naim Hasani ka rrëfyer për RTSH detaje nga rregullat e reja për lëvizje në Shengen.

Hasani bëri me dije se sistemi i ri i Kontrollit të menaxhimit të kufijve në kuadër të Bashkimit Evropian pritet të hyjë në fuqi në janar të viti të ardhshëm, ndërsa shtoi se mendon se ky proces do të shtyhet deri në pranverë.

ETIAS, theksoi avokat Hasani, do shërbejë si filtrues i personave që nuk kanë të drejtë të hynë në Bashkimin Evropian.

Sistemi i ri I kontrollit të menaxhimit të kufijve në kuadër të BE-së pritet të hyjë në fuqi në fillim të 2025-ës në janar të vitit të ardhshëm, por ka mundësi të shtyhet deri në pranverë. BE po përgatitet të luftojë në mënyrë masive emigracionin e paligjshëm dhe kriminalitetin.

ETIAS do shërbejë si filtrues i atyre që s’kanë të drejtë të hyjë në BE dhe mezi pritet të implementohet nga ana e BE-së”, u shpreh ai.

Ndërsa numri i azilkërkuesve në vendet europiane ka ardhur në rritje, ky regjim vjen pikërisht për të goditur emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Ky regjim bëhet në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm pasi është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve dhe i ka dhënë ngjyrosje të re politikës europian e ku element ekstremistë të djathtë kanë bërë progres në vende të ndryshme të BE-së dhe për t’iu përgjigjur këtij ekstremi të djathtë, qeveritë e BE-së përshi dhe qeverinë e Britanisë po bashkëpunojnë ngushtë për një sistem të ri emigracioni”, tha ai.

LEXO EDHE78% e shqiptarëve zgjodhën këtë kompani sigurimi për ti besuar “Shëndetin në Udhëtim”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat