Kardiokirurgu Edvin Prifti, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, u shpreh se është mjaft i zhgënjyer se si u trajtua në Shqipëri.
Me një eksperiencë ndërkombëtare, ku për 12 vite kishte punuar në spitalet më të mira në Itali, Kanada dhe SHBA, kardiokirurgu Prifti u kthye në Shqipëri, por nuk gjeti atë që shpresonte.
Borakaj: Pas një eksperience në Itali, Kanada dhe SHBA, pse u kthyet?
Prifti: U ktheva për arsye ekzluzivisht familjare. Pastaj duke ndenjur me familjen fillon marrdhënia tjetër, pastaj u bëra me vajzë. Kur jam kthyer në Shqipëri në fillim kam gjetur një vend që bënte 250-300 operacione në vit me zemër të hapur. Ishin dy chartera që niseshin çdo ditë nga Rinasi në Stamboll me njerëz që shisnin apartamentet e tyre dhe operoheshin në Turqi.