25.5 C
Tirana
Wednesday, September 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇadrat me vete! Rrebeshe gjatë gjithë ditës së sotme

Çadrat me vete! Rrebeshe gjatë gjithë ditës së sotme

Rrebeshet do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës së sotme në zonat veriore e veriperëndimore, aty ku një ditë më parë ka patur përmbytje të përkohshme“.

 

Kështu raportoi në Dita Jonë meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës reshjet do të jenë të përqendruara në zonat veriore e veriperëndimore dhe juglindore.

 

“Në mesditë kemi intensifikim të reshjeve në të gjithë veriun dhe në zonat jugore e juglindore. Pas mesditës kemi reshje në të gjithë territorin shqiptar. Rrebeshe më të rralla në zonat qendrore gjatë pjesës së dytë të ditës”, paralajmëroi meteorologia e A2.

 

Sipas saj termometri do të shënojë një rritje të lehtë, ndërsa era do të jetë me shpejtësi mesatare.

 

“Rritje e lehtë e termometrit në mesditë 9 gradë-29 gradë. Era do të jetë me shpejtësi mesatare me drejtim jugor duke sjellë masa ajrore të ngrohta dhe lagështirë që sjellin rrebeshe”, raportoi meteorologia Porja, e cila këshillon mbajtjen e çadrave me vete.

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat