16.5 C
Tirana
Monday, November 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrebeshe shiu dhe dëborë, si do të jetë java dhe moti deri...

Rrebeshe shiu dhe dëborë, si do të jetë java dhe moti deri për festat e Nëntorit?

Pas një fundjave me diell, sot do të kemi shtim të vranësirave dhe nga e marta rikthim të reshjeve në territor, ndërsa në ditët në vijim do të kemi rrebeshe shiu dhe reshje bore, kryesisht në zonat malore.

Është ky parashikimi i i meteorologes Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës rrebeshet e shiut do të jenë kryesisht në skajet veri-jug.

“Nga nesër rikthehen reshjet në territor. Reshje të pakta reshje bore vetëm në zonat e thella malore. Presim maksimum prej 22 gradë në disa qytete perëndimore të Shqipërisë. Edhe e mërkura sjell rritje të temperaturave në mëngjes e mesditë. Reshjet do të jenë në formë rrebeshesh afatshkurtra. Rrebeshe të shpeshta në skajet veri jug më pak në zonat qendrore.  Rrebeshe të shpeshta në të gjithë territorin të enjten. Deri të premten do të kemi reshje të dëbore kryesisht në veri verilindje më pak në juglindje. E shtuna sjell reshje dëborë në zonat lindore dhe juglindore”.

Sipas meteorologes, nëntori do të mbyllet pa reshje por me temperatura mjaft të ulëta.

“Pas të shtunës kthjellime në fundjavë dhe deri në fund të nëntorit. Do të ketë reshje të pakta në zona të izoluara. Në fundjavë diell dhe temperatura mjaft të ulëta dhe deri në fund të muajit do kemi temperatura të ulëta. Presim minus 6 dhe minus 7 në zonat malore. Festat e nëntorit pa reshje dhe termometri në vlera mjaft të ulëta”, tha Porja.

Sa i përket rajonit Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të karakterizohen nga mot i vranët dhe i ftohtë, ndërsa mali i zi do të ketë rrebeshe.

“Mëngjes i freskët në rajon. Nesër reshje në mal të zi. Kosova dhe Maqedonia vranësira të lehta.

Termometri do të shënojë minus 4 gradë në Mal të zi, termometri maksimal 16 gradë, mbeten të ulëta temperaturat në Mal të Zi. Minus 2 deri në minus 3 gradë në Kosovë, maksimali 9-13 gradë. Maqedonia e Veriut minus 2 deri në minus 3 gradë, në mesditë nga 12 gradë deri 16 gradë”.

LEXO EDHEPër festat e Nëntorit, jashtë Shqipërisë/ Rriten ndjeshëm kërkesat për bileta e paketa turistike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat