Nga ora në orë priten reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë territorin shqiptar.
Parashikimi u bë në A2CNN nga meteorologia e A2 Tanja Porja, sipas të cilës reshjet e dëborës do t’i afrohen 700 metrave lartësi nga niveli i detit.
“Zero gradë në zonat e thella malore. Janë rikthyer reshjet në territor dhe afër mesditës fuqizohen me rrebeshe afatshkurta. Reshjet e dëborës shfaqen në zonat lindore, ndërsa në zonat perëndimore do të kemi rrebeshe të shiut. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë; gjatë paradites kemi erë jugore që sjell reshje, ndërsa në mbrëmje erë veriorë që do të sjellë reshje bore në zonat malore. Po kështu edhe sot gjatë natës reshjet e dëborës i afrohen 700 metrave lartësi”.
Sipas meteorologes, fundjava do të jetë e ftohtë dhe e kthjellët ndërsa të hënën priten reshje të dendura dëbore.
“Vonë pasdite do të kemi reshje të dendura dëbore, prezence të shiu në zonat e ulëta dhe bregdet bëhet djalë për disa cm dëborë duke sjellë edhe rënie të temperaturave nga minus 3 në 13. Të shtunën kthjellime. E njëjta situatë do të jetë edhe të dielën dhe të hënën. 40 cm dëborë në zonat malore priten të hënën. Na pret fundjavë e kthjellët dhe e ftohtë. Minus 5 të dielën”.
LEXO EDHE: “Udhëtoni të sigurt këtë dimër”/ Jareci shpjegon çfarë është “AutoSOS”, shërbimi unik i SIGAL