30.5 C
Tirana
Friday, July 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiRisqet e industrisë së aviacionit në këndvështrimin e drejtuesve të kompanive

Risqet e industrisë së aviacionit në këndvështrimin e drejtuesve të kompanive

130 përfaqësues të nivelit të lartë të industrisë së aviacionit morën pjesë në pyetësorin e organizuar në kuadrin e përpilimit të një raporti të titulluar: “Të kuptuarit e risqeve në zhvillim në industrinë e aviacionit”.

Raportin e përpiloi Willis, WTW.

Prej të pyeturve, vetëm 50% shprehën besim se modeli dhe strategjia e tyre e biznesit janë të qëndrueshme përballë risqeve në zhvillim.

Vetëm 30% e tyre besonin se strategjia e tyre do të jetë e përshtatshme për dekadën e ardhshme.

Për më tepër, 80% e vendimmarrësve kryesorë dhe 90% e atyre që marrin pjesë në ekipe që drejtojnë ose zbatojnë strategjitë e menaxhimit të risqeve nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë kupton organizata e tyre me “rrezik në zhvillim”.

Gati gjysma e pjesëmarrësve në këtë sektor (49%) nuk ishin në gjendje të identifikonin pesë risqet kryesore në zhvillim për kompaninë e tyre.

Zbulime të tjera kryesore në raportin e WTW përfshijnë:

Ndryshimi klimatik: Ndryshimet klimatike shihen si kërcënim i madh për industrinë e aviacionit, duke ndikuar në qëndrueshmërinë operacionale, performancën financiare dhe besimin e palëve të interesit.

Operatorët e aviacionit me asete fikse, si aeroportet, furnizuesit e karburantit dhe ngarkuesit e mallrave, janë veçanërisht të ekspozuar ndaj risqeve të jashtme që lidhen me ndryshimet klimatike.

Gati një në tre (29%) nga të anketuarit përmendin ndryshimet klimatike në pesë risqet e tyre kryesore në zhvillim;

një në pesë (20%) e renditën ndryshimin klimatik si burim të pesë risqeve kryesore për dy vitet e ardhshme;

dhe një në dy (50%) e zgjedh kategorinë mjedisore si një nga pesë burimet kryesore të risqeve për dhjetë vitet e ardhshme.

Risqet gjeopolitike dhe ekonomike: Risqet gjeopolitike dhe ato ekonomike janë të lidhura ngushtë dhe konsiderohen se ndikojnë fort në mundësitë dhe planet e biznesit.

Shqetësime si goditjet financiare, paqëndrueshmëria politike, politikat qeveritare për biznesin, sanksionet tregtare dhe rreziqet financiare të biznesit prekin të gjitha kompanitë në sektor.

Mungesat në mbulimin e sigurimeve përmenden gjithashtu, duke sugjeruar një kërkesë të pambuluar për produkte sigurimi ndaj risqeve ekonomike.

Risqet kibernetike: Si mbajtës dhe pronarë të infrastrukturës dhe sistemeve kritike kompanitë e aviacionit janë vazhdimisht në shënjestër të kriminelëve kibernetikë.

11% e të anketuarve e shohin këtë si rrezikun më të madh aktual për industrinë (në të njëjtin nivel me risqet në zinxhirët e furnizimit).

Inteligjenca artificiale (IA): IA shihet si një rrezik afatshkurtër, duke zënë vendin e parë për 36% të të anketuarve, por del jashtë listës së pesë risqeve kryesore në horizontin dyvjeçar dhe dhjetëvjeçar.

Natyra e veçantë e aviacionit si industri e vendos në një pozitë të veçantë përballë teknologjisë në përgjithësi dhe IA në veçanti.

Aeroportet konkurrojnë në mënyrë gjeografike dhe linjat ajrore në rrugë specifike, por meqenëse shumë aeroporte dhe linja ajrore konsiderohen si pjesë thelbësore e infrastrukturës kombëtare, zakonisht ka rregulla shumë të rrepta mbi pronësinë.

Struktura e industrisë e ka bërë gjithashtu më të hapur ndaj ndarjes së të dhënave përkatëse, sidomos kur lidhen me sigurinë.

Kjo mund të nënkuptojë që çdo mjet apo shërbim i suksesshëm që përdor IA të përhapet shpejt në të gjithë industrinë vitet e ardhshme, pa dhënë përfitime të mëdha për ndonjë organizatë të veçantë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat