8.5 C
Tirana
Thursday, December 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRisigurimet e SIGAL IG me kompanitë globale dhe ndikimet pozitive për klientët...

Risigurimet e SIGAL IG me kompanitë globale dhe ndikimet pozitive për klientët e siguruar

Gjatë këtij viti, SIGAL Insurance Group ka forcuar më tej bashkëpunimin me risiguruesit më të fuqishëm dhe më të besueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Risigurimi përbën një shtyllë themelore të stabilitetit financiar të një kompanie sigurimi.

Ai konsiston në transferimin e një pjese të rrezikut nga një sigurues lokal ose rajonal tek kompani risigurimi me kapacitete globale, duke garantuar që edhe ngjarjet me ndikim të lartë financiar të përballohen në mënyrë të qëndrueshme.

Klienti i siguruar në SIGAL IG, përfiton këto garanci nga risigurimi i kompanisë së tij siguruese të gjigantët botërorë:

a) garanci më të madhe për përfitimin e pagesës së dëmeve,

b) mbrojtje edhe në situata ekstreme si katastrofa natyrore apo aksidente masive,

c) stabilitet financiar të siguruesit dhe siguri pagese për klientin,

ç) besueshmëri dhe reputacion më të lartë të kompanisë dhe marrëdhënies kontratuale mes tyre,

d) mundësi për mbulim edhe për shumat e larta të sigurimi,

dh) produkte më të avancuara dhe cilësore që përmbushin kërkesat e klientëve,

e) menaxhim më të mirë të rrezikut,

ë) pagesa më të shpejta dhe profesionale të dëmeve,

f) siguri për mbulimet jashtë Shqipërisë dhe qetësi mendore për klientin që di se pas policës së tij qëndron një rrjet i fuqishëm financiar ndërkombëtar.

Hannover Re, Munich Re, AXA, AIG, Swiss Re, AIG, Zurich, Allianz, Lloyd’s, QBE, Uniqa, Colonnade, Beazley Furlonge, Liberty Mutual janë disa nga gjigantët botërorë të risigurimeve me të cilat SIGAL IG ka portofol bashkëpunimesh përgjatë vitit 2025.

Rëndësia që një kompani u dedikon garancive financiare dhe korrektesës ndaj klientëve të vetë, mund të lexohet edhe në shifrat që ajo u paguan risiguruesve.

Në Shqipëri SIGAL IG ka paguar vetëm për këtë vit 10.2 milionë euro, në Kosovë 3 milionë euro dhe në Maqedoni të Veriut 1.9 milionë euro. Në total 15.1 milionë euro u janë paguar risiguruesve globalë. 43.1 milionë euro dëme të siguruara u janë paguar klientëve në rajonin Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat