Që prej fillimit të këtij viti e deri më datë 20 maj Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka mirëpritur mbi 3 milionë pasagjerë, 67% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ky numër u shtua më së shumti në maj ku në vetëm 20 ditët e para të këtij muaji, udhëtuan 617 mijë pasagjerë.
Ndërkohë që për largimet nga Shqipëria por dhe ardhjet drejt saj janë ulur dhe ngritur 3 mije e 948 avionë gjithsej.
LEXO EDHE: Gjithçka është më e lehtë/ Çdo siguracion që ju nevojitet para çdo udhëtimi, tani Online
Linjat e reja por dhe ato direkte kanë dhënë një ndikim në shtimin e lëvizjeve por dhe rritjen e numrit të turistëve në vend.
Shqipëria synon të mirëpres rreth 14 milionë turistë këtë vit.