11.5 C
Tirana
Wednesday, December 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehen shirat, rrebeshet dhe dëbora

Rikthehen shirat, rrebeshet dhe dëbora

Mëngjesi i sotëm ka nisur i vranët dhe me një rritje prej dy gradësh të temperaturave, por pasditja do të sjellë reshje dhe rrebeshe afatshkurta në jug.

Ky është parashikimi i meteorologes Tanja Porja, sipas të cilës në mbrëmje do të rikthehen edhe reshjet e borës në zonat e thella jugore.

“Kthjellime e vranësira kalimtare. Në jug e jugperëndim presim reshje. Rritje me dy gradë e vlerave termike. Në pjesën e dytë të ditës vranësira në jug e qendër, ku do të ketë reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat jugperëndimore. Reshje shiu në të gjithë jugun. Në mbrëmje reshje bore në zonat e thella në juglindje të territorit. Ndërsa nesër priten reshje në të gjithë territorin”.

Sipas meteorologes, vranësirat janë shtuar edhe në rajon.

Në Kosovë priten reshje të pakta dhe reshje bore në zonat juglindore, zonat veriore mbeten pa reshje.

Po kështu edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Mal të zi pasdite priten reshje të pakta.

LEXO EDHESiguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat