9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehen reshjet e shiut dhe të borës, moti për ditën e sotme

Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës, moti për ditën e sotme

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht në zonën e jugut dhe veriperëndim në periudha të shkurtra kohore reshjet në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje të dendura dëbore ndërsa në zonën e juglindjes reshjet e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton  shpejtësi dhe behet intensive kryesisht ne oret e pasdites dhe mbrëmjes 12-18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore 5 deri 13°C,në zona e ulëta 7 deri 18°C,në zona bregdetare 12 deri 18°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat