5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri/ Shënohen 3 viktima

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri/ Shënohen 3 viktima

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri.

 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.

 

 

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin.

 

Sipas saj, 84% e testimeve nga ISHP për këtë virus janë kryer në muajin korrik dhe janë konfirmuar 17 të prekur dhe tre viktima në vendin tonë.

Sipas saj grupmoshat që mund të përjetojnë më rëndë sëmundjen janë ato mbi 60 vjeç, në veçanti personat që mund të kenë sëmundje shoqëruese si diabeti.

“Për sa i përket rasteve të ‘Etheve të Nilit Perëndimor’ ato rishfaqen në Shqipëri këtë vit. Ne kemi pasur një shpërthim të tyre në vitin 2012 dhe më pas disa raste në vitin 2017 dhe 2018, por këtë vit kemi 17 raste të konfirmuara. Një nga këto raste është konfirmuar në Greqi, i një banuesi në Lushnje. Dhe kemi 19 raste të mundshme. Këto janë raste që kanë jo vetëm shenjat klinike, por edhe lidhjet epidemiologjike dhe një ekzaminim serologjik laboratorik. Rastet e konfirmuara janë konfirmuar përmes metodës molekulare ose serumeve të dyfishta. Janë kryer një sërë testimesh, 84% e testimeve për vitin 2024 janë kryer gjatë muajit korrik. Pra kemi pasur 64 raste të dyshuara, jemi duke punuar në këtë drejtim. Për fat të keq kemi edhe tre raste vdekje të konfirmuara me ‘Ethet e Nilit’. Në përgjithësi është sëmundje që kalon lehtshëm tek personat e rinj deri në moshën 50-60 vjeç. Pas moshës 60 vjeç apo tek personat që kanë dëmtime të imunitetit, diabet apo alkoolist sidomos dhe persona me kancer, ato mund të shfaqin forma me prekje të sistemit nervor qendror, që janë encefalite, meningite, paralizë flaksite. Këto janë forma të rënda që shkaktojnë shpeshherë edhe vdekjen”.

Duke shpjeguar origjinën e virusit dhe mënyrën si transmetohet, Bino specifikoi edhe qytetet ku është shënuar numri më i lartë i të prekurve në vend.

“Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje zoonotike, pra që qarkullon kryesisht te zogjtë dhe që prek kryesisht kuajt në sistemin nervor qendror. Por në vendin tonë nuk kemi një monitorim të kuajve për “Ethet e Nilit Perëndimor”.  Sa i përket zonave ku kemi pjesën më të madhe kemi Lushnjen, Fierin, Kurbinin dhe Beratin (pjesën në afërsi të Lushnjës, disa raste në Lezhë dhe në Shkodër. Nuk ka patur të prekur në zonat bregdetare”.

Sa i përket masave që janë ndërmarrë, Bino u shpreh se testimet nga ISHP do të vijojnë, por këshilloi qytetarët të tregojnë kujdes pasi simptomat mund të ngatërrohen me ato të një gripi sezonal.

“Masat që merren lidhen me hetimin entomologjik për të parë llojin e mushkonjave, sepse është sëmundje që qarkullon te kafshët ku ka viremi të lartë dhe më pas merret nga mushkonjat kuleks gjatë pickimit. Këto mushkonja e transmetojnë nga zogjtë tek njerëzit, por jo nga njeriu tek njeriu. Shpeshherë mund të ngatërrohet me një virozë, por shoqërohet me temperaturë ose dhimbje të forta muskulare, dhimbje të forta koke ose shenja në lëkurë”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat