Tregu i sigurimeve të Jetës në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 10.55% gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025.
Vëllimi ka arritur në 729,751 mijë Lekë, nga 660,084 mijë Lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Brenda këtij tregu në rritje të sigurimeve të Jetës, SIGAL Insurance Group ka konfirmuar edhe një herë pozicionin e tij si lider i padiskutueshëm.
SIGAL Insurance Group zotëron 33.62% të tregut me 245,324 mijë Lekë në prime të shkruara bruto.
Edhe në aspektin e dëmshpërblimeve, SIGAL qëndron në krye. Me 45,412 mijë Lekë dëme të paguara gjatë kësaj periudhe, kompania mban 33.81% të totalit të tregut në këtë kategori.
Këto shifra dëshmojnë përkushtimin për të qenë pranë klientëve jo vetëm në momentin e blerjes së një police, por sidomos kur ndodh dëmi në jetë dhe shëndet.
Me pjesën më të madhe të tregut dhe nivelin më të lartë të dëmshpërblimeve të paguara, SIGAL konfirmon vetëveten.
Kompania mbetet zgjedhja më e besueshme për sigurimet e jetës në Shqipëri, kampione në mbrojtje, kampione në kujdes dhe kampione në korrektësi financiare.