Një tërmet i fortë goditi sot provincën e Malatyas në Turqinë lindore, raportoi autoriteti për fatkeqësitë dhe emergjencat, AFAD.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti kishte një magnitudë 5.9 ballë dhe ishte në një thellësi prej 9 km (5.6 milje) nën tokë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri, ku thuhet se më prekurat janë provincat Hasakah, Deir Al Zor dhe Aleppo.
Gjithashtu edhe ishulli grek Rodos u godit nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë në orët e vona të pasdites së djeshme.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 kilometra në juglindje të Lindos me një thellësi fokale 15 kilometra.
RREZIKU MBI SHQIPËRINË
Shqipëria është e vendosur brenda një rajoni me aktivitet të lartë sizmik.
Vjeshta e 2019-ës ishte ndër përvojat më fatkeqe që kemi përjetuar në këtë drejtim, por ky rrezik vazhdon dhe është permanent.
Ky rrezik, që qëndron mbi kokat tona, duhet të nxisë qytetarët dhe bizneset të mendojnë për nevojën e mbrojtjes së pronave të tyre kundër tërmeteve.
Sigurimi i Pronës nga Tërmeti
Sigurimi i pronës nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar të profesionit “vlerësues dëmesh në sigurime”, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.
Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse Sigurimi i Pronës nuk është shpenzim, por investim!
Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.
Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.
Çfarë mbulon sigurimi nga tërmeti?
Nëse ju godet një tërmet, polica e sigurimit do të mbulojë:
Banesën: Dëmet e riparimit të shtëpisë suaj dhe strukturës.
Mbulimi i pasurisë personale: Rimbursimi i kostove për pasurinë e dëmtuar.
Në varësi të zgjedhjes suaj, polica e sigurimit mund të mbulojë edhe dëmet nga: Zjarri, eksplozioni, rrufeja, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, stuhia, thyerja e xhamave dhe vjedhja.
Kostot
Çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë, që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.
Mos të luajmë me rrezikun! Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.
Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.
Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.
Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al