8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Rezervimet më të larta pas Tokios e Mynihut"/ Raporti: Shqipëria do të...

“Rezervimet më të larta pas Tokios e Mynihut”/ Raporti: Shqipëria do të ketë sezon të rënduar turistik

Shqipëria parashikohet të përballet me një sezon turistik të rënduar edhe këtë vit.

Sipas shifrave që jep Instituti Ekonomik i “Mastercard”, Shqipëria mban vendin e tretë me më shumë rezervime, pas Tokios dhe Mynihut.

Numri tre në listë, Tirana në Shqipëri gjendet pranë shumë hoteleve bregdetare dhe është veçanërisht shumë më miqësore me portofolin në krahasim me qendrat kryesore të turizmit në vendet e tjera bregdetare të Europës”, thuhet në raport.

Ndërkohë Tokio ka qenë historikisht një vend i vizituar dhe Mynihu do të presë këtë vit kampionatin europian të futbollit.

Shqipëria ka pasur një rritje të fortë të pasagjerëve edhe jashtë sezonit veror duke kaluar pritshmëritë e vetë raportit.

Turizmi në Shqipëri është rritur fuqishëm, ku numri i linjave të fluturimeve është dyfishuar që nga viti 2019, ndërsa fluturimet ditore të regjistruara në prill të këtij viti ishin 2.4 herë më shumë se sa në prillin e vitit 2019, përpara pandemisë”, shkruan raporti.

Të dhënat tregojnë se deri në fund të muajit prill, në Rinas u regjistruan mbi 3 milionë pasagjerë, por hapja e sezonit veror pritet t’i trefishojë këtë numra.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësive në turizëm/ Ponari në “Premium Channel”: Bazë ligjore për ti bërë këto siguracione më të prekshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat