Teksa festat e nëntorit po afrohen, në disa nga qytetet kryesore në vend janë shtuar edhe rezervimet si destinacionet më të mira për të kaluar pak ditë pushimi.
Në Vlorë bashkia dhe operatorët turistikë kanë unifikuar tashmë një ofertë të përbashkët, ku përfshihen disa aktivitete.
Ndërkohë në Durrës përveç shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, këtë vit, janë shumë turistë gjermanë që kanë prenotuar për të kaluar festat, të cilët janë organizuar me shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë.
Korça dhe fshati i Voskopojës po ashtu vijojnë të mbeten destinacionet kryesore për turistët, veçanërisht gjatë periudhës festive të nëntorit dhe fundvitit.
“Deri sot 80% i kemi të zëna, besoj se do mbushen 100%”, thotë menaxheri i një hoteli në Korçë.
Rezervimet e shumta për këtë sezon tregojnë që këto destinacione vazhdojnë të mbeten të preferuara për vendasit dhe turistët e huaj.
“VILA SIGAL”, Korçë
Poetike dhe frymëzuese, me rrugicat me kalldrëm, vilat me arkitekturën e veçantë, baret e restorantet ku këndohet deri vonë këngë kushtuar dashurisë që bëjnë Korçën qytetin më romantik në Shqipëri.
Jo pak herë duhet t’ju ketë ndodhur të dëgjoni etiketimin “Parisi i vogël”, që plotësisht e meriton, kur sheh se pikërisht në këtë qytet ndodhen disa nga institucionet e kulturës apo muzeumet më tërheqëse të vendit.
Po mendoni që së shpejti të vizitoni Korçën dhe nuk e dini ende se ku do të akomodoheni?
Shumë e thjeshtë për të vendosur, “Vila SIGAL Korçë”, vendi ideal për të shijuar siç duhet magjinë e qytetit juglindor.
I ndërtuar në vitin 1926 dhe i rikonstruktuar në vitin 2015, “Vila SIGAL Korçë” ofron çfarë ju duhet për disa ditë relaksi, qetësie dhe konmforti.
Çmimet? Minimaliste dhe konkurruese duke justifikuar plotësisht shërbimin e ofruar.
Për çdo pyetje, mund të kontaktoni në numrin e celularit: 069 209 3813 ose të shkruani përmes rrjeteve sociale Instagram ose Facebook.
“VILA SIGAL Korçë”, ndihuni si në shtëpi