Adoptimi i inteligjencës artificiale (AI) po ndryshon me shpejtësi peizazhin e industrisë së sigurimeve në SHBA.
AI nuk është më një teknologji në zhvillim, por një forcë që po sjell rezultate të prekshme në të gjithë zinxhirin e vlerës së sigurimeve nga shërbimi ndaj klientëve deri te parashikimi i rrezikut dhe menaxhimi i dëmeve.
Vetëm në vitin 2025, përqindja e kompanive që e kanë integruar plotësisht AI-në është rritur nga 8% në 34%.
Rritja konsiderohet e jashtëzakonshme prej 400%.
Të dhënat e studimit vjetor të Conning tregojnë një rritje të fortë edhe në përdorimin e modeleve të mëdha gjuhësore dhe analizave parashikuese, me adoptim që arrin mbi 70% në disa fusha kyçe si dëmet, çmimet dhe menaxhimi i rrezikut.
Gjenerata e re e AI-së, përfshirë GenAI dhe mësimin makinerik, po përhapet me ritme të shpejta.
37% e kompanive janë në fazën e hershme të adoptimit, ndërsa 18% tashmë e kanë zbatuar plotësisht.
AI po transformon edhe fuqinë punëtore.
Sipas të dhënave zyrtare, ka një rënie të vendeve të punës administrative me pagë të ulët, por një rritje të profesioneve të sigurimeve me paga më të larta dhe aftësi të avancuara teknologjike.
E ardhmja do të kërkojë shkathtësi në AI dhe të Big Data, mendim analitik, fleksibilitet dhe krijimtari, ndërsa ruajtja e kontaktit njerëzor dhe shërbimit personal do të mbetet thelbësore.