19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Revanshi' i kredisë, rritje me 37% për 5 mujorin/ Po merret më...

‘Revanshi’ i kredisë, rritje me 37% për 5 mujorin/ Po merret më shumë në lek  

Pavarësisht rritjes së interesave, apo zhvlerësimit të euros që ka ngjallur pasiguri tek një pjesë e agjentëve ekonomikë, kreditimi i ekonomisë ka vijuar me ritme të larta.

Për të gjithë 5-mujorin e parë të këtij viti, kredia e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 150.6 miliard lekë dhe është rritur pothuajse me 37% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa krahasuar me 4 vite më parë, kredia është më shumë se dyfish, duke qenë një ndër burimet kryesore të financimit të projekteve në ekonomi, nga qytetarët dhe bizneset.

Por luhatjet e forta të kursit të këmbimit, që kanë shkaktuar edhe zhvlerësimin e ndjeshëm të euros, kanë ndryshuar preferencat e qytetarëve dhe bizneseve për monedhën që marrin kredinë, por edhe qasjen e vetë bankave. Ajo që është preferuar është huaja në lek, cka tregon për një rënie të besimit tek euro.

Të dhënat tregojnë se pesha e kredisë së re në lekë ndaj totalit ka arritur në 60%, nga 52% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa pesha e kredisë në euro është tkurrur në 40% te totalit të huas që bankat kanë dhënë në 5 mujorin e këtij viti.

Por krahas bankave, më shumë kredi ka dhënë edhe sistemi i mikrofinancës.

Institucionet e mirkofinancës financojnë kryesisht projektet e individëve dhe disa sektorëve specifikë të ekonomisë, që kanë pak ose aspak akses në banka, siç është bujqësia.

Kredia e dhënë nga mikrofinanca arriti në fund të vitit 2023 në rreth 56 miliardë lekë, me rritje 14% kundrejt një viti më parë. Huadhënia ka vijuar me ritme të kënaqshme edhe gjatë këtij viti, pavarësisht skandalit me ekzekutimit e huave të pakthyera nga disa prej shoqërive të mbledhjes së borxheve, një situatë që iu vesh sistemit të mikrofinancës, teksa drejtuesit e këtyre institucioneve shpjeguan se nuk kishin të bënin me ngjarje të tilla.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat