Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit paraqiten me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar; reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit, por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.