12.5 C
Tirana
Thursday, January 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje shiu e dëborë 40 cm/ 'Surpriza' e motit në fundjavë dhe...

Reshje shiu e dëborë 40 cm/ ‘Surpriza’ e motit në fundjavë dhe rënia drastike e temperaturave

Meteorologia Tanja Porja ka bërë në A2 CNN parashikimin e kushteve atmosferike për ditët në vijim, deri të martën e ardhshme.

Sipas saj, deri të shtunën kushtet e motit do të jenë thuajse të njëjta, me reshje të pakta shiu dhe temperatura të ngjashme me ato të ditës së sotme.

Por sipas saj, ditën e shtunë dhe kryesisht të dielën, do të ketë një rënie drastike të temperaturave, të cilat do të shkojnë rreth 8 gradë më pak.

Ajo shtoi gjithashtu se në zonat lindore dhe jug-lindore do të ketë reshje dëbore që do të shkojnë deri në një trashësi 20-40 centimetër.

“Sot një ditë vjeshte dhe në fakt do vijojë moti tipik i vjeshtës edhe për ditën e enjte dhe të premte. Ndërsa të shtunën presim që termometri t’i afrohet normalitetit të stinës, duke shkuar në rreth 0 gradë në orët e para të ditës, ndërsa mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta, rreth 16 gradë maksimumi.

Sot vijon me reshje veriu, shumë më pak qendra dhe në jug vetëm në zona të izoluara. Kemi një rënie të temperaturave, kryesisht ditën e shtunë. Edhe ditën e shtunë reshjet do të jenë të pakta dhe në zona të izoluara. Po ashtu të shtunën do të kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat lindore dhe jug-lindore.

Mesdita e së djelës sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave, rreth 8 gradë më pak. Temperaturat do të jenë jo më shumë se 12 gradë celcius. Deri mesditën e të martës reshjet do të jenë me intensitet mesatar, por kryesisht reshje dëbore në zonat malore lindore. Presim të paktën 20-40 cm dëborë në zonat lindore”, tha meteorologia Porja.

LEXO EDHE“Udhëtoni të sigurt këtë dimër”/ Jareci shpjegon çfarë është “AutoSOS”, shërbimi unik i SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat