Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës kanë bllokuar “Rrugën e Arbrit”.
Ulja ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në veri të vendit dhe vështirësi në qarkullim.
Sipas informacioneve, dëbora ka bllokuar by-passin në Qafën e Murrizit, ç’ka ka detyruar automjetet të devijojnë lëvizjen nga rruga e vjetër e Burrelit.