ARRSH njofton se si pasojë e rënies së ndejshme të temperaturave ka pasur reshje dëbore në disa zona të vendin ndaj kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Lexo edhe: Moti i keq, porti i Vlorës pezullon lundrimet deri nesër për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit
Sipas njoftimit në:
- Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normaslisht.
- Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
- Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.
Lexo edhe: Statistikat e aksidenteve, sa të sigurt jemi në rrugët e Shqipërisë?