7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRënie historike/ Euro thuajse barazohet me lekun

Rënie historike/ Euro thuajse barazohet me lekun

Për herë të parë në vendin tonë, euro është blerë këtë të premte nën 102.5 lekë ndërsa dollari me më pak se 91.2 lekë.

Kjo është vlera më e ulët e dy monedhave duke shënuar dhe forcimin e parasë vendase. Ekspertët shprehin se trendi do të vijojë deri në fund të sezonit veror.

Ndërsa në projeksionet e saj banka e Shqipërisë pret stabilitet në fund të gushtit. Lëvizjet në kursin e këmbimit pritet të rikthehen sërish në fund të vitit për shkak edhe të festave. Pavarësisht kësaj nuk do të ketë ndërhyrje në treg.

Për institucionin qendror bankar përfitues do të jenë ata që kanë kredi në monedhë të huaj. Por në analiza thuhet se edhe bizneset e eksportit nuk kanë humbje, por kanë rënie nga fitimet.

Fluksi i lartë i monedhave të huaja është shoqëruar dhe me kontrolle të rrepta të qarkullimit të parasë. Ndaj banka e Shqipërisë pret të dalë nga lista gri e Moneyval.

Në deklaratën mbi raportin financiar banka vlerëson rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, madje duke shënuar dhe një rënie të kredive të këqija.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat