23.5 C
Tirana
Tuesday, May 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRënia më e madhe e shitjeve si biznes e agjencive të sigurimeve

Rënia më e madhe e shitjeve si biznes e agjencive të sigurimeve

Tremujori i parë i vitit 2025 ishte më i ngadalti për blerjet dhe shitjet, apo shkrirjet dhe transformimet, si biznes apo si kuota, e agjencive të sigurimeve që nga viti 2020.

Në Botë janë raportuar vetëm 141 marrëveshje, 15% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shumica e marrëveshjeve ndodhën në SHBA, ndërsa 6 u realizuan në Kanada.

Ekspertët presin që ritmi të rritet më vonë gjatë vitit për shkak të interesit të madh nga blerësit, edhe pse pasiguria ekonomike mund të shkaktojë vonesa.

Agjencitë e mbështetura nga kapitali privat dominuan tregun, duke përbërë 73% të të gjitha marrëveshjeve.

Shitja e agjencisë së madhe Woodruff-Sawyer tregon se priten edhe marrëveshje të tjera të mëdha këtë vit.

Ndërkohë, kompania Gallagher është në pritje të miratimit për blerjen e AssuredPartners me një vlerë prej 13.45 miliardë dollarësh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat