17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare në vitin 1992”

“Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare në vitin 1992”

“Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare në vitin 1992”.

Me këtë paralajmërim, sipërmarrjet eksportuese në fushën fasonëve, fruta-perimeve, bimëve aromatike dhe turizmit kanë kërkuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Fenomeni nuk mund të lihet në “rënie të lirë” me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu. Nëse vërtetë mendohet se “duke ulur koston e importeve me pasojë uljen e eksporteve është një zhvillim pozitiv ekonomik dhe tregues i një ekonomie të forte”, atëherë po rrezikohet kthimi mbrapa në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock”, shprehen nga Shoqatat Eksportuese.

Euro arriti të enjten nivelin më të ulët historik duke u shkëmbyer me vetëm 111.03 lekë. Krahasuar me fillimin e muajit euro ka rënë me 2,24 lekë duke zhvlerësuar ndjeshëm fitimet e eksportuesve.

LEXO EDHEÇ’po ndodh me kursin e këmbimit valutor?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat