18.5 C
Tirana
Monday, October 27, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRelievi i Rrugës së Arbrit nis të shfaqë probleme: mund të shkaktohen...

Relievi i Rrugës së Arbrit nis të shfaqë probleme: mund të shkaktohen aksidente dhe dëme

Rruga e Arbrit vijon të paraqesë probleme serioze në segmentin e Xibrit, ku deformimet e asfaltit janë rikthyer.

Në atë segment paralajmërimet janë më të hershme dhe ndërhyrjet të përsëritura. Aksidentet automobilistike të herëpashershme dhe shpesh me pasoja të mëdha, në jetë dhe në faturë ekonomike.

Në afërsi të tunelit të Murrizit, traseja është çarë dhe ka pësuar zhytje, duke krijuar disnivel të rrezikshëm për automjetet që udhëtojnë nga Tirana drejt Dibrës.

Këtë e raportonte vetëm pak ditë më parë edhe Balkanweb, por me reshjet e ditëve të fundit ky ndryshim relievi është bërë më i ndjeshëm për shoferët e automjeteve.

Sipas specialistëve, reshjet e vjeshtës mund të përkeqësojnë situatën, pasi uji depërton në të çarat e asfaltit, duke dëmtuar më tej karrexhatën.

Edhe pse rruga u inaugurua vetëm gjashtë vite më parë, ajo nuk i ka shpëtuar problemeve kronike, veçanërisht në ditët me shi, kur rreziku për aksidente rritet ndjeshëm.

Në platformën SIGURIME.ONLINE, ky shqetësim është ngritur më herët, veçanërisht për mungesën e sinjalistikës, barrierave mbrojtëse dhe mirëmbajtjes së dobët të tyre.

Këto mangësi nuk janë vetëm çështje teknike, por kanë pasoja të drejtpërdrejta financiare dhe ligjore.

Veçanërisht në sektorin e sigurimeve. Dëmet nga aksidentet, që vijnë si pasojë e mirëmbajtjes së ulët të rrugëve, ose problematikave të shpeshta e të përsëritura, u duhen faturuar insitucioneve dhe kompanive mirëmbajtëse.

Diskutimi për përgjegjësinë rrugore në Shqipëri është më i domosdoshëm se kurrë, nëse duam rrugë të sigurta dhe institucione që japin llogari.

Rruga e Arbrit, në këtë drejtim, le ende për të dëshiruar.

LEXO EDHE: https://sigurime.online/rruga-e-arbrit-barriera-qe-nuk-mbrojne/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat