Prej ditësh Shqipëria po përballet me temperatura nën 0 gradë Celcius, ndërsa termometri ka shënuar rekord në qarkun e Shkodrës.
Gjatë mbrëmjes së kaluar rekordin e temperaturave e mban Qafa e Thorës me – 22 gradë C, ndërsa në Vermosh, ato kanë arritur deri në -17.
Gjithashtu në akset Bogë – Theth dhe nga Leqet e Hotit e Deri në Vermosh, ka prani ngricash dhe këshillohet përdorimi i zinxhirëve. Probleme janë shfaqur në të gjithë qarkun e Shkodrës sa i takon ngricave.
Në Malësinë e Madhe temperaturat kanë zbritur deri në -19 gradë celsius ndërsa paraqiten problematika sa i takon furnizimit me energji elektrike.
LEXO EDHE: Javë me temperatura nën 0 gradë/ “Mbuloni” makinën tuaj me KASKO dhe “SIGAL UNIQA AutoSOS”