Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngritur edhe një herë alarmin për çështjen e klimës.
Sipas Antonio Guterres, ndryshimet klimaterike janë tashmë jashtë kontrollit. Deklarata vjen në një kohë kur raportohet për regjistrimin e temperaturave rekord.
Shkencëtarët kanë rënë në një mendje se kriza e klimës është futur tani në ujëra të rrezikshme dhe se nxehtësia nga ngrohja globale antropogjene e kombinuar me rikthimin e El Niños do të çojë në temperatura rekord.
“Nëse vijojmë të vonojmë marrjen e masave bazike që janë të nevojshme, mendoj se po shkojmë drejt një situatë katastrofike, siç duket edhe nga dy rekordet e temperaturave të regjistruara së fundmi,” tha Guterres.
LEXO EDHE: Fundjavë e nxehtë dhe Korrik përvëlues, sinoptikania: Priten masa ajrore me origjinë afrikane