14.5 C
Tirana
Saturday, November 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReforma në pensione kërkohet edhe nga Banka e Shqipërisë: Duhet sigurim suplementar

Reforma në pensione kërkohet edhe nga Banka e Shqipërisë: Duhet sigurim suplementar

Banka e Shqipërisë mbështet ndërmarrjen e një reforme në skemën e sigurimeve shoqërore, duke marrë në konsideratë deficitin që paraqet sot skema aktuale, por edhe ndryshimet demografike që kanë adhur nga plakja e popullisë dhe emigracioni i forcës punëtore.

Gjatë një seance dëgjimore mbi projekt-buxhetin 2025, zv.Guvernatorja e Parë Luljeta Minxhozi paraqiti qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, duke dhënë sugjerimet e institucionit që ajo përfaqëson edhe mbi reformën që duhet të ndërmerret në këtë skemë e që ndikon në të ardhurat e pensionistëve të ardhshëm.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë kërkoi rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore që hartojnë projektet e partneritetit publik privat, duke u ndalur te risqet ligjore e financiare që mund të vijnë si pasojë e parregullsive.

Minxhozi u ndal edhe te nevoja për hartimin e strategjisë afatmestem të të ardhurave.

Ndërkaq, lidhur me projeksionet që ka qeveria mbi rritjen e të ardhurave, kryesisht nga aksioni për deklarimin real të pagave, Banka e Shqipërisë kërkon vëmendje të vazhduar nga autoritetet fiskale për monitorimin rigoroz të ecurisë së realizimit të të ardhurave, me qëllim identifikimin në kohë të diferencave negative midis nivelit të realizimit dhe planifikimit të tyre.

LEXO EDHENga “Anti-Tumori” tek Pensioni Privat/ Intervista e plotë e Ponarit në “Wake Up”: Sigurimet formësojnë pavarësinë financiare të qytetarëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat