11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReforma e rritjes së pagave/ Kuvendi miraton draftet me kosto totale 39...

Reforma e rritjes së pagave/ Kuvendi miraton draftet me kosto totale 39 miliardë lekë

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot dy projektligje, atë për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.07.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, si dhe p/ligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, që i hapin rrugë reformës së pagave që ka propozuar qeveria.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot reforma në sistemin e pagave që kërkohet të miratohet, synon bërjen më tërheqëse të administratës publike për ekspertët e kualifikuar, ndërsa kostoja vjetore është 39 miliardë lekë.

Gjatë prezantimit të projektligjit, Ibrahimaj theksoi se përfitues do të jenë 130 330 punonjës të administratës qendrore dhe vendore.

“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Paga e presidentit propozohet të shkojë 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Nga ky projektligj janë përfitues punonjës të administratës qendrore dhe vendore. Reforma për rritjen e pagave do të shtrihet në dy vite. Kostoja totale e kësaj politike është 39 miliardë lekë në 1 janar 2025. Në total janë 130 330 punonjës përfitues”, bëri të ditur Ibrahimaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat