Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në fletoren zyrtare është bërë me dije se Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Malit të Zi kanë ratifikuar marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla–Pulaj, për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.
Autoritetet kufitare të të dyja palëve do të kryejnë kontrolle kufitare dhe kontrolle doganore.
Godina e Pikës së Përbashkët e Kalimit Kufitar do të ngrihet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Pika kufitare vjen pas miratimit të ndërtimit të urës së Bunës, e cila do të përfundojë në 18 muaj dhe do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.
Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit.
Përveç shkurtimit të ndjeshëm të rrugës mes brigjeve të dy vendeve, do të bëhet edhe afrimi afrimin e tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe më gjerë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Një udhëtim sado i gjatë qoftë nis me “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA