5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRasti i djeshëm në Tiranë dhe nevoja për Sigurimin nga të gjitha...

Rasti i djeshëm në Tiranë dhe nevoja për Sigurimin nga të gjitha Rreziqet në Ndërtim

Ndërtimi është një fushë e pasuruar me fitime, por gjithashtu e ngatërruar dhe e rrezikshme, duke u ekspozuar vazhdimisht ndaj shumë rreziqeve që mund të shkaktojnë dëme të papritura, duke arritur deri në ndalimin e projektit.

Shembuj të aksidenteve gjatë ndërtimit janë të shumta në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, brenda dhe jashtë projekteve, duke sjellë shtesa në fondet e nevojshme për të kapërcyer ngjarjet e sigurimit.

Rasti më i fundit ndodhi ditën e djeshme, në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku rënja e skelës së një pallati në ndërtim ka shkaktuar dëme serioze dhe ka rezultuar në lëndimin e dy kalimtarëve dhe arrestimin e investitorit, inxhinierit dhe një punëtori.

LEXO EDHE: Rrëzimi i skelës në Tiranë plagosi dy kalimtarët, tre të arrestuar

Për të parandaluar këto ngjarje të papritura, është e nevojshme të keni Sigurimin e të Gjitha Rreziqeve në Ndërtim (CAR), i cili ofron mbulim për dëmet në materiale ndërtimi dhe projekte inxhinierike, duke përfshirë shtëpitë, objektet jo-rezidenciale, fabrikat, rrugët, urat, dhe shumë të tjera.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve në Ndërtim ofron mbulim për dëmet e shkaktuara nga:

  • vërshimi,
  • përmbytja,
  • dëmtimi në ndërtimin e tuneleve,
  • dëmtimi i infrastrukturës nëntokësore,
  • dëmtimi i makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit,
  • dëmtimi i materialeve të ndërtimit,
  • dëmtimi i mjeteve mbrojtëse kundër zjarrit,
  • Etj…

Përveç dëmeve materiale, ky sigurim ju mbron edhe karshi dëmeve shëndetësore dhe materiale ndaj palëve të treta

Ky sigurim ka përfitues të shumtë, duke mbrojtur shtetin, investitorin, dhe palët e treta nga humbjet e mundshme gjatë procesit të ndërtimit.

Nëse jeni në kërkim të një partneri të besueshëm për këtë lloj sigurimi, SIGAL UNIQA ofron një zgjidhje të përshtatshme, duke qenë kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e gatshme të ofrojë kujdes ndaj detajeve dhe ngjarjeve të paparashikuara për të siguruar suksesin dhe kohëzgjatjen e projekteve të ndërtimit.

Për më tepër, SIGAL UNIQA është pjesë e UNIQA Insurance Group, një nga emrat më të njohur në fushën e sigurimeve dhe financave në Austri dhe në Europë.

Ndaj mos hezitoni të merrni një ofertë nga specialistët e Departamentit të Pasurisë dhe Garancive në SIGAL UNIQA Group Austria, përmes:

Tel: +355 4 22 33 308

e-mail: [email protected]

LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat