8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaste të rralla por.../ Evidentohen dy raste me kancer gjiri tek meshkujt...

Raste të rralla por…/ Evidentohen dy raste me kancer gjiri tek meshkujt në Fier

Kanceri i gjirit prek jo vetëm femrat por edhe meshkujt.

Dy raste me masë tumorale të gjirit tek meshkujt janë evidentuar në Fier pas diagnostikimeve. Nisur nga incidenca e lartë e prekjes nga kanceri i gjirit mjekja onkologe në Spitalin Rajonal në Fier Anisa Mone është shprehur për kujdesin qe duhet të tregojnë jo vetëm femrat por edhe meshkujt për të parandaluar avancimin e sëmundjes.

“Duke marrë parasysh se jemi edhe në muajin tetor që cilësohet muaji i sensibilizues për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kryerjen e depistimeve nëpërmjet mamografisë apeli shkon për të gjitha gratë e vajzat për të kryer kontrolle te mjekët specialistë”, tha Anisa Mone, mjeke onkologë.

“Tetori Rozë ” përveç strukturave shëndetësore shëndetësore ka mobilizuar edhe kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria, e cila përmes disa prej produkteve të saj u mundëson klientëve kryerjen e testeve që synojnë kapjen në kohë dhe parandalimin e këtyre sëmundjeve, që po njohin rritje vit pas viti.

Mbi këtë bazë, prej më shumë se tre vitesh, SIGAL UNIQA ofron siguracionin “Jetë Plus” dhe këtë vit edhe atë “Anti Tumor”.

Paketa e sigurimit “Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda: tumorin malinj, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, ndërhyrjet kirurgjikale në kokë, ndërhyrjet në shtyllën kurrizore dhe transplantin nga një dhurues i gjallë.

Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.

Për shkak të territorit të madh që mbulon, ka një mbulim tejet të zgjeruar i cili arrin deri në 1 milion Euro.

Propozimi tjetër i SIGAL UNIQA është “Sigurimi anti-Tumor”. Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë. Dhe varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro”, vijoi ajo. Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat.

Polica e Sigurimit “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

Por mos harrojmë edhe shërbimin e “Opinionit të Dytë Mjekësor”, diçka që në Shqipëri e ofron vetëm SIGAL UNIQA Group Austria.

Opinioni i dytë mjekësor i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka. SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.

Opinioni i Dytë Mjekësor e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Kompania që paguan më shumë dëme/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë për Sigurimin Privat të Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat