20.5 C
Tirana
Tuesday, March 24, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti zyrtar vjetor në Maqedoni të Veriut: SIGAL pagoi mbi 11.96 milionë...

Raporti zyrtar vjetor në Maqedoni të Veriut: SIGAL pagoi mbi 11.96 milionë euro dëme

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Maqedoni të Veriut, publikoi në fundin e muajit shkurt raportin vjetor zyrtar për ecurinë e industrisë së sigurimeve përgjatë të 12 muajve të vitit 2025.

SIGAL në Maqedoni të Veriut pagoi 11.85% të dëmeve totale të industrisë së sigurimeve të jojetës dhe 6.43% të dëmeve totale të industrisë së sigurimeve të jetës.

Në një industri me 11 operatorë, SIGAL në Maqedoni të Veriut pagoi përgjatë vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Maqedoni të Veriut, 14967 raste dëmesh në sigurimet e jojetës dhe 482 raste dëmesh në sigurimet e jetës në vlerën totale 739,293,000 denarë maqedonë (afërsisht 11.962.000 euro)

10.88% e dëmeve totale në industrinë siguruese të Maqedonisë së Veriut, me 11 kompani operatore, u paguan nga SIGAL.

PRIMET E SHKRUARA BRUTO 

11 kompani operojnë në tregun e Maqedonisë së Veriut dhe 17,934,568,000 denarë maqedonë u regjistrua vëllimi total i primeve bruto në tregun e atjeshëm, nga të cilat 14,744,666,000 mkd në sigurimet e jojetës dhe 3,189,902,000 mkd në sigurimet e jetës.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat