14.5 C
Tirana
Friday, January 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti prime-dëme, gabimi i shpeshtë në leximet e tregut të sigurimeve

Raporti prime-dëme, gabimi i shpeshtë në leximet e tregut të sigurimeve

Në analizën e tregut të sigurimeve, një nga indikatorët më të rëndësishëm është combined ratio, që tregon raportin mes dëmeve të paguara, shpenzimeve operative, kostove totale të trajtimit të dëmeve me primet e mbledhura.

Ai nuk është thjesht një raport mes primeve dhe dëmeve të paguara: por përfshin gjithashtu kostot administrative, shpenzimet për risigurim dhe të gjitha shpenzimet e nevojshme për të mbajtur stabilitetin financiar të kompanive të sigurimeve.

Çdo qasje tjetër që i anashkalon këto elementë bën që leximi i performancës së tregut të jetë krejtësisht i gabuar.

Po i njëjti gabim bëhet shpesh edhe në nivel kompanish.

Në këtë gabim bien shpesh politikanë dhe gazetarë, madje edhe ndër ata që merren përditë me ekonomi, duke dëshmuar mosnjohje të themeleve të sigurimeve.

Në Shqipëri, kjo është veçanërisht e dukshme për shkak të nivelit të lartë të dëmeve që ndodhin çdo vit.

Rreth 30,000 dëme regjistrohen në vit, duke përfshirë raste me vdekje, lëndime trupore, gjymtime, dëme materiale dhe të gjitha llojet e tjera.

Dëmi mesatar në vendin tonë është më i lartë se në shumë vende të tjera. Kur i shtohen shpenzimet për marrjen në sigurim dhe risigurimin, vlera reale e kostos për kompanitë bëhet shumë më e lartë se ajo që shihet në raportet standarde.

Analizat që përdorin vetëm raportin thjesht prime të mbledhura-dëme të paguara dhe i anashkalojnë combined ratio-n, risigurimin, trajtimin e dëmeve dhe vlerën mesatare të tyre, japin një imazh të gabuar të performancës së tregut.

Përveç kësaj, Shqipëria gëzon një reputacion të mirë ndërkombëtar, me kompanitë më të mëdha të risigurimeve që janë pjesë e marrëveshjeve të tregut shqiptar, duke garantuar stabilitet dhe aftësi për të përballuar dëmet.

Kompanitë më të mëdha të Botës ofrojnë sot mbulimin e tyre për portofolet siguruese të kompanive shqiptare. Kjo nuk është falas. Deri në 15 milionë euro shkon shpenzimi vjetor i sektorit për risigurim. Risigurimi në gjigantët botërorë i garanton tregut shqiptar: kufi të sipërm shumëmilionësh e madje miliardësh në marrje në sigurim, si edhe garanci të plotë pagese cilado qoftë situata dhe fatura e dëmit.

Për një vlerësim të saktë të tregut të sigurimeve në Shqipëri, nuk mjafton të shikosh vetëm primet dhe dëmet e paguara; duhet të përfshihen të gjitha kostot operative, combined ratio: risigurimi dhe kostoja e plotë e dëmeve dhe trajtimit të tyre, për të kuptuar në mënyrë reale efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e kompanive apo të tregut në tërësi.

Çdo lexim tjetër, që i anashkalon këto komponentë është thjesht i pasaktë dhe mund të çojë në konkluzione të gabuara për performancën e tregut. Aq e papërputhshme si të kryesh një operacion të ndërlikuar mjekësor, me stilolapsa, mikrofona dhe kamera, e jo me pajisjet e duhura mjekësore-kirurgjikale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat