-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti për 9-mujorin 2022/ Të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA mbetet në...

Raporti për 9-mujorin 2022/ Të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania e sigurimeve më e besuar nga shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëmshpërblime në rast dëmi.

Këtë fakt e vërteton edhe raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2022.

Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar,  mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere.

Sa i përket Sigurimeve të Detyrueshme, SIGAL mbetet në krye me mbi 21% të tregut.

Edhe në sigurimet vullnetare, sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA mbetet dominuese në treg me mbi 40% dhe me diferencë jo të vogël me 7 kompanitë e tjera që operojnë në treg.

LEXO EDHE: Më shumë se një kompani sigurimi/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

Të qënurit gjithmonë pranë klientëve, përmes zgjidhjeve novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1 milion klientët e saj sigurimi, mbrojtje dhe komoditet maksimal.

Duke sjellë produkte sigurimi, të cilat kanë ndihmuar mijëra qytetarë në momentet më të vështira, siç ishte tërmeti i 2019-ës apo pandemia, kanë bërë që SIGAL UNIQA të përforcojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.

LEXO EDHE: Ekzaminime falas në Orikum nga SIGAL UNIQA/ Klinika Lëvizëse gjithmonë në krah të qytetarëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat