13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i Eurostat: Veriu i Shqipërisë, më shumë makina se Jugu dhe...

Raporti i Eurostat: Veriu i Shqipërisë, më shumë makina se Jugu dhe qendra

Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër sipas statistikave zyrtare, por tendenca është krejt e kundërt kur bëhet fjalë për zotërimin e një makine.

Eurostat ka publikuar të dhënat e shkallës së motorizimit sipas rajoneve të Europës për vitin 2022.

Nga të dhënat rezulton se në Veri të Shqipërisë, shkalla e motorizimit është 260 automjete për 1 mijë banorë, më e larta në vend.

Në zonën e qendrës ka 226 mjete për 1 mijë banorë dhe në Jug, 212 mjete për 1 mijë banorë.

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, Shqipëria ka shkallën e tretë më të ulët të motorizimit në Europë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

Ndërsa në Bashkimin Europian, në vitin 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1 mijë banorë në BE ishte 560.

LEXO EDHE: KASKO nga SIGAL UNIQA/ Më shumë siguri, më pak kosto

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat