Shqiptarët po udhëtojnë gjithmonë e më shumë jashtë vendit.
Sipas “Tirana International Airport”, fluksi i udhëtimeve në Aeroportin Nënë Tereza është rritur ndjeshëm nga viti në vit.
Nga janari deri më shtator janë tejkaluar 8 milionë pasagjerë, duke sinjalizuar se rritja e fluksit të udhëtimeve do të jetë edhe më e lartë këtë vit.
Por cilën kompani zgjedhin shqiptarët për të shëndetin e tyre në udhëtim?
Statistikat që vijnë nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare janë shumë kokëforta dhe nuk lenë shumë vend për diskutim.
Me 77.60% të totalit në produktin “Shëndet në Udhëtim”, në një treg me 8 kompani, SIGAL UNIQA mbetet partneri i shqiptarëve për udhëtimet jashtë Shqipërisë.
“Shëndeti në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA mbulon:
– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
– Emergjencat dentare, etj
Pse është i rëndësishëm?
Përballimi i emergjencave mjekësore: Gjatë udhëtimeve, mund të përballeni me situata emergjente mjekësore që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale.
Kostot e larta shëndetësore: Në disa vende, shërbimet mjekësore mund të jenë shumë të shtrenjta. Por kur keni “Shëndet në Udhëtim” është kompania e sigurimit ajo që paguan për ju.
Shijim në maksimum i udhëtimit: Duke pasur “Shëndet në Udhëtim”, ju mund të udhëtoni me qetësi mendore duke ditur që jeni të mbrojtur nga çdo rrezik shëndetësor.
Pa harruar që SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve, është e vetmja në Shqipëri, e cila së bashku me siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, sjell produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.
Çfarë mbulon shtesë “Anullim Udhëtimi”?
Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:
– Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
– Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
– Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
– Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.
Siguracioni i “Anulimit të Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.
Si mund ta blejmë Online sigurimin “Shëndet në Udhëtim”?
SIGAL UNIQA ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd.
– Hyni nga celulari juaj në www.sigal.com.al
– Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
– Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
– Butoni “Bli Online” do t’ju orientojë direkt në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.
Për çdo pyetje, shkruani në
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829