Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi mesditën e sotme ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2022.
Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për këtë periudhë kapën vlerën 5,841 milionë lekë, ose 9.09% më shumë se në janar-prill 2021.
Gjatë periudhës janar-prill 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 336,139 me një rritje prej 24.85% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.12% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.83%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.07% të totalit të tregut.
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 2,507 milionë lekë, 3.69% më pak se në periudhën janar-prill 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 39.71% krahasuar me periudhën janar-prill 2021.
Në të dy klasat, si në sigurimet e detyrueshme dhe në ato vullnetare, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të ruajë rolin e lidershipit në treg si kompania e sigurimeve më e besuar tek shqiptarët.
LEXO EDHE: Asistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës